Flash News

E-TJERA

U kap me armë pranë selisë së PS, Prokuroria e Tiranës kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën

U kap me armë pranë selisë së PS, Prokuroria e Tiranës
Vladimir Gjuta

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pesë vite burg për Vladimir Gjutën, i cili u kap një vit më parë me armë zjarri pa leje pranë selisë së PS.

Kjo masë dënimi u kërkua nga organi i akuzës në përfundim të gjykimit të Gjutës për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. 

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen përfundimet e mbrojtjes u caktua në 27 janar.

Kujtojmë se në momentin e arrestimit, Gjuta kishte me vete edhe rreth 180 mijë euro me vete dhe një pistoletë me fishekë në gojë.

Arrestimi i tij u bë pak minuta para se të niste asokohe mbledhja e kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Të fundit