Flash News

E-TJERA

U kap me armë sot në Tiranë, Ismet Gaxherri mbeti i plagosur në 2015-ën në vrasjen e Enton Nikajt nga grupi i Martinajt

U kap me armë sot në Tiranë, Ismet Gaxherri mbeti i plagosur

Ismet Gaxherri u arrestua pasi u kap me armë zjarri me vete teksa lëvizte me automjet në bulevardin “Bajram Curri”. Arma që posedonte 39-vjeçari, sipas policisë, ishte pa leje.

“Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Gaxheri nuk është një emër i panjohur. Për herë të parë, emri i 39-vjeçarit u lakua pas vrasjes së Enton Nikajt në Linzë, nga grupi i Ervis Martinajt.

Asokohe, Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte Nikajn, ka ndërhyrë në sherrin që i mori jetën këtij të fundit. Grupi i Martinajt goditi me qytën e pistoletës Gaxherin duke e lënë të plagosur. Gaxherri ishte pronari i lokalit ku ndodhi vrasja dhe ndryshe nga çfarë ishte pretenduar se shkak për ngjarjen ka qenë një borxh 200 mijë euro, që Gaxheri ia kishte Ervis Martinajt, i plagosuri asokohe mohoi këtë fakt.

 

 

 

 

 

 

Të fundit