Flash News

E-TJERA

U kap me armë zjarri në makinë, arrestohet një 33-vjeçar në Tiranë

U kap me armë zjarri në makinë, arrestohet një

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Flagranca 1”, duke vënë në pranga një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjetin e tij.

Shtetasi E. D., banues në Lezhë, u ndalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3, ndërsa drejtonte një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Policia vijon hetimet për të zbuluar qëllimin e mbajtjes së armës nga i arrestuari, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit