Flash News

E-TJERA

U kap me armë zjarri në makinë, pranga 33-vjeçarit në Tiranë

U kap me armë zjarri në makinë, pranga 33-vjeçarit në

Një 33-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri me vete në makinë. Gjatë kontrollit iu gjetën arma e zjarrit e tipit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.

"Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N, 33 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit.

Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.N., dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak", njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit