Flash News

E-TJERA

U kap me dr*gë, armë dhe 29 mijë euro cash në Portin e Durrësi, arrestrohet shoferi i autobusit

U kap me dr*gë, armë dhe 29 mijë euro cash në Portin e

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Full Scan”, një aksion i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore, me qëllim goditjen e tentativave për futjen e lëndëve narkotike, armëve dhe vlerave monetare të padeklaruara në vend.

Gjatë kontrollit të një autobusi në hyrje të Portit të Durrësit, shërbimet policore zbuluan 92 gramë kokainë, një pistoletë me pesë krehra, 29 mijë euro të padeklaruara dhe një sasi bizhuterish të dyshuara flori.

Në përfundim të operacionit u arrestua drejtuesi i autobusit, 42-vjeçari D. F. nga Vlora, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Full scan”. Sekuestrohen drogë, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare. Vihet në pranga poseduesi i tyre.


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe vlerave monetare, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”.

Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës”, njofton policia.

Të fundit