Flash News

E-TJERA

U kap me k*nabis në makinë, arrestohet 35-vjeçari nga Kosova në Muriqan

U kap me k*nabis në makinë, arrestohet 35-vjeçari nga Kosova

Një shtetas kosovar është ndaluar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të Muriqanit, pasi iu zbulua një sasi e lëndës narkotike kanabis sativa.

Në njoftimin zyrtar, policia bëri të ditur se operacioni u krye në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, u vu në pranga shtetasi A. S., 35 vjeç. Gjatë kontrollit në dalje të territorit të Shqipërisë, në automjetin që ai drejtonte, u gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të fundit