Flash News

E-TJERA

U kap me ko*ainë të fshehur në makinë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

U kap me ko*ainë të fshehur në makinë, arrestohet

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Brindisi, pasi u kap me mbi 1 kg kokainë të fshehur në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të makinës, brenda bagazhit, u zbulua një pako me 1 kg e 142 gramë kokainë, e fshehur në një zgavër të krijuar posaçërisht për fshehje. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane.

Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në burgun e Brindisit. Hetimet janë ende në vazhdim për të zbuluar burimin dhe destinacionin e kokainës së sekuestruar.

Të fundit