All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

U kap me kokainë, shqiptari dënohet me 1 vit burg në Maltë

All - Paragraf - 1

U kap me kokainë, shqiptari dënohet me 1 vit burg në Maltë

34-vjeçari, Tahir Abazi është dënuar me 1 vit burg në Maltë, pasi u kap me kokainë në makinë. Verifikimi në sistemet policore zbuloi se ai kërkohej me urdhër-arresti europian.

All - Paragraf - 3

Shqiptari, i cili nuk ka adresë fikse, u akuzua për posedim droge gjatë një bllokimi rrugor në bypass-in Mrieħel. Ai akuzohej edhe për deklarim të rremë dhe dhënie të informacioneve të rreme në Polici.

Gjykata dëgjoi se Abazi ishte ndaluar në Triq is-Sebħ, dhe kur policia e ndaloi dhe i kërkoi dokumentet, ai nuk i dha asnjë. Ai i tha policisë se punonte në një restorant në Maltë dhe nuk e përditësoi lejen për të qenë në gjendje të punonte. Ai nuk u ka dhënë as pasaportën dhe për këtë arsye është arrestuar.

Kur policia filloi kontrollin e makinës, gjeti një qese me pluhur të bardhë. Nga hetimet rezultoi se Abazi ka një urdhër arresti evropian ndaj tij në lidhje me një rast të abuzimit me fëmijët.

Të fundit