Flash News

E-TJERA

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 39- vjeçari nga Kosova në Morinë

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 39- vjeçari nga Kosova

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar nga Kosova në Morinë, pasi akuzohet se tentoi që të fusë drejt vendi tonë një shumëllojshmëri mallrash kontrabandë.

Gjatë kontrollit të vijës së dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte 39-vjeçari, banues në Prishtinë, Policia gjeti një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë.

Në cilësinë e provës material uniformat blu kanë sekuestruar mallrat e gjetura në makinën e të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit