Flash News

E-TJERA

U kap me pistoletë e duke shitur k*kainë, arrestohet 22-vjeçari në Dhërmi

 U kap me pistoletë e duke shitur k*kainë, arrestohet

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi u kap në flagrancë duke shitur doza kokaine në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën disa doza të lëndës narkotike, gati për shitje, si dhe një pistoletë me municion dhe silenciator.

"Shiste doza Kokaine në Dhërmi, kapet në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.  

Sekuestrohen dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta sportive me silenciator. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. 

Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. K. iu gjetën disa doza Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me municionin përkatës dhe me silenciator. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Të fundit