Flash News

E-TJERA

U kap në Kosovë me 1 mln € cash, pezullohet nga detyra efektivi i komisariatit Nr. 5 Tiranë

U kap në Kosovë me 1 mln € cash, pezullohet nga detyra efektivi i

Policia e Shtetit, ka vendosur të pezullojë nga detyra efektivin e komiasriatit Nr.5 në Tiranë, pasi emri i tij doli mes 3 personave që po transportonin nga Serbia në Kosovë një shumë financiare, prej 1 milion euro cash.

Sipas burimeve, 1 milionë euro i kishte fshehur në makinë Aurel Kaziu, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë. Ndërsa në mjet ishin dhe dy persona të tjerë nga Kosova, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.

Burime pranë drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, thanë se 28-vjeëari është larguar në drejtim të Kosovës pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim, kishte 2 ditë pushimi, duke mos njoftuar fare eprorët e tij për daljen jashtë kufijve.

Ai prej rreth 3 vitesh ishte pjesë e policisë, ndërsa edhe më herët është marrë me transport të mallrave nga Shqipëri në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë atje.

Zbulimi i kësaj shume parash u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. Sipas burimeve, 1 milionë euro i kishte fshehur në makinë Aurel Kaziu, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth 1 milion euro”, njoftoi dogana e Kosovës.

Autoritetet kufitare kanë arrestuar policin e Kamzës, Aurel Kaziun.

Ka dyshime të forta se Kaziu sillte në Shqipëri me makinë shuma të mëdha parash, produkt i trafikut të drogës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të grupeve shqiptare në Evropë.

Nuk dihet nëse Kaziu ka rrëfyer në polici se për llogari të kujt transportonte para të padeklaruara dhe të pajustifikuara./ Nga Elton Qyno - Syri

Të fundit