Flash News

E-TJERA

U kap në rrugë, 38-vjeçari me “arrest shtëpie” kundërshton policinë, efektivi qëllon me armë

U kap në rrugë, 38-vjeçari me “arrest shtëpie”

Një situatë tensioni është regjistruar mbrëmjen e sotme në Golem, pasi një 38-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, është konstatuar nga Policia duke lëvizur në rrugë, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, së bashku me ndihmësspecialistin e zonës, gjatë patrullimit kanë ndaluar për verifikim shtetasin A. B., 38 vjeç. Ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë verifikimit, efektivët i kanë kërkuar shpjegime për thyerjen e masës së sigurisë dhe e kanë njoftuar se do të shoqërohej në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Në këto rrethana, 38-vjeçari dhe kunati i tij, A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga familjarë të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.

Për të neutralizuar situatën dhe për të shpërndarë personat e përfshirë, ndihmësspecialisti i Postës së Policisë Golem ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit.

Të fundit