Flash News

E-TJERA

U kap si ‘koka’ e bandës së kokainës në Belgjikë, kush janë nipërit e deputetit të PS, njëri prej tyre rrahu gruan te QSUT

U kap si ‘koka’ e bandës së kokainës në
Ramazan Rraja duke dhunuar një grua

Gjashtë shqiptarë ranë në prangat e policisë në sajë të operacionit ndërkombëtar “Asos”, në kuadër të së cilit janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë, ku u sekuestruan 232 kg kokainë.

Mes të arrestuarve ishin edhe dy nipat e deputetit të PS, Rrahaman Rraja, Ramazan dhe Fjoralb Rraja.

Dy nipërit janë cilësuar si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, që trafikon kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës e Gjermanisë.

Një vit më parë, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazani “pushtoi” mediat në vend për shkak se u filmua duke dhunuar një vajzë në zonën e QSUT-së në kryeqytet.

Ai u filmua duke dhunuar brutalisht një vajze. Ai i vendos këmbën mbi fytyrë dhe e kap nga flokët e më pas e tërheq zvarrë.

Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 31 korrik në ambientet QSUT-së. Në një deklaratë zyrtare policia njoftoi asokohe se Rraja ishte proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë që u pezullua nga detyra edhe një efektive policie që ishte e pranishme gjatë dhunimit por nuk ndërhyri për të ndaluar dhunën që ushtrohej kundrejt vajzës.

Ramazan Rraja është djali i xhaxhait të Rexhep Rrajës, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, që u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë.

Dosja ‘Xhisiela’ u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Sipas Nuhut, e gjitha ndodhi pasi ai mori përsipër rastin e dhunimit të Malokut nga ana e Rexhep Rrajës. Xhisiela, e cila e denoncoi vetë Rexhepin për përndjekje, më pas hoqi dorë nga padia dhe tha se e gjitha ishte një problem xhelozie në çift, dhe se edhe ajo e kishte dhunuar të dashurin e saj.

Në intervistat televizive, Xhisiela e përmendte personazhin e këtij lajmi, Ramazanin si një nga njerëzit e saj më të afërt, me të cilin kishte raporte miqësore edhe pas ndarjes me Rexhep Rrajën.

 

Të fundit