Flash News

E-TJERA

U kapën 400 kg kokainë/ Dalin detaje të reja nga operacioni, çfarë u gjet në depo

U kapën 400 kg kokainë/ Dalin detaje të reja nga operacioni,
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i policisë, ku u sekuestrua 400 kg kokainë në  Lipjan të Kosovës. Policia e Kosovës bën me dije se gjatë kontrollit të depos, ku ishte e fshehur lënda narkotike, u gjetën edhe dy armë zjarri, fishekë, rreth 26 mijë euro, celularë, laptop dhe një makinë.

“Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Narkotikë në koordinim me policinë italiane dhe shqiptare, pas një hetimi të përbashkët, gjatë kontrollit në depon e një kompanie kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në peshë prej 400 kg, ndërsa gjatë kontrollit në disa lokacione të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të kal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 dinarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, 6 PC, dy llaptopë, katër DVR dhe një Hard Disc”, thuhet në njoftimin e policisë kosovare.

Deri më tani janë shoqëruar shtatë persona të dyshuar. Sasia e drogës u transportua përmes portit të Durrësit dhe kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove.

Operacioni është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Të fundit