Flash News

E-TJERA

U kapën 83 kg kokainë e pastër me markën “Louis Vuitton” nga Ekuadori, pranga 3 shqiptarëve në Itali

U kapën 83 kg kokainë e pastër me markën “Louis

Tre shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali pasi kishin fshehur një ngarkesë me drogë në një kontenier në zonën doganore të portit të Vado Ligure.

Sipas mediave vendase, ngarkesa me drogë ishte fshehur brenda kontenierit me banane që kishte ardhur nga Ekuadori.

Kontejneri, pasi zbriti nga anija, iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili çoi në zbulimin e ngarkesës së drogës. Hetimet e mëvonshme të kryera nga ushtarë të Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare dhe grupit Savona çuan në arrestimin e tre personave, me nënshtetësi shqiptare, të cilët kishin hyrë në zonën portuale të Vado Ligure.

Tre burra, përkatësisht të moshës 33, 28 dhe 23 vjeç, të gjithë banues në Piza, u bllokuan menjëherë nga financuesit dhe u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës, më pas u dërguan në burgun e Genova Marassi.

Droga, rreth 83 kilogramë kokainë shumë e pastër, e ndarë në 72 pako me mbishkrimin “Louis Vuitton”, u sekuestrua dhe u vendos në dispozicion të organeve të drejtësisë. Në momentin e arrestimit, tre personave iu gjetën mjete të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit.

Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për identifikimin e marrësve të ngarkesës së madhe të drogës, e cila, e vendosur në tregun me pakicë, do të kishte sjellë mbi 7 milionë euro.

Të fundit