Flash News

E-TJERA

U kapën duke kultivuar kan*bis, arrestohen 2 kushërinj në Berat

U kapën duke kultivuar kan*bis, arrestohen 2 kushërinj në Berat

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar bimë narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit Sefedin Mehmetaj, 29 vjeç dhe Ronaldo Mehmetaj, 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit.

Ata u kapën në zonën e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Berat.

Në parcelë u gjetën dhe më pas u asgjësuan 64 bimë narkotike. Sipas Policisë, pas veprimeve procedurale, të dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e Sefedin Mehmetajt, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu e tipit çifte dhe disa fishekë.

Të fundit