Flash News

E-TJERA

U kapën duke vjedhur një banesë, arrestohen pesë të rinj në Elbasan; rezultuan autorë të disa grabitjeve të tjera

U kapën duke vjedhur një banesë, arrestohen pesë të

Pesë persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke tentuar të vidhnin një banesë në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan. Si rezultat i operacionit të koduar "Banesa e fundit", u arrestuan: L. Ll., 33 vjeç, B. M., 19 vjeç, I. T., 19 vjeç, E. B. 18 vjeç dhe B. Rr., 18 vjeç.

Të gjithë personat e mësipërm janë banues në Elbasan. Policia bën me dije se kishte marrë informacion se pesë të rinjtë po tentonin të vidhnin në një banesë në pronësi të P. S., dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur arrestimin e tyre.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të rinjtë janë autorë të katër grabitjeve të kryera më herët në banesa dhe lokale. Policia sekuestroi një makinë dhe një thikë.

Mbi pesë të arrestuarit rëndon akuza për “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit