Flash News

E-TJERA

U kapën jashtë një lokali me 20 kg kanabis, arrestohen 5 persona në Kukës

U kapën jashtë një lokali me 20 kg kanabis, arrestohen 5 persona

Policia ka goditur një rast të trafikut të drogës. Uniformat blu kapën në flagrancë në ambientet e jashtme të një lokali pesë persona me 20 kg kanabis.

Të arrestuarit: D. Xh., 33 vjeç, banues në Kanin, T. B., 36 vjeç, T. Xh., 34 vjeç, S. V., 32 vjeç dhe K. H., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u sekuestruan një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit