Flash News

E-TJERA

U kapën me 10 kg k*nabis dhe armë pa leje, arrestohen dy persona në aksin Nikël–Fushë-Krujë

U kapën me 10 kg k*nabis dhe armë pa leje, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar këtë të diel nga Policia e Tiranës, nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni policor, i koduar “Aksi”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve përgjatë segmentit rrugor Nikël–Fushë Krujë.

Të ndaluarit janë Sh. H., 34 vjeç, nga Nikla, dhe I. T., 43 vjeç, nga Fushë-Kruja. Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Volkswagen” dy thasë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë rreth 10 kilogramë.

Kontrolli i mëvonshëm në banesën e 34-vjeçarit çoi në sekuestrimin e një arme gjahu pa leje, automjetit të përdorur për transportin e drogës, si dhe tre telefonave celularë që dyshohet se janë përdorur për komunikim gjatë veprimtarisë kriminale.

 

Të fundit