Flash News

E-TJERA

U kapën me 5 mln lekë, me të cilat do blinin vota / Apeli i GJKKO lë në burg 2 zyrtarët e Bashkisë së Bulqizës

U kapën me 5 mln lekë, me të cilat do blinin vota / Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me bug” për Albjon Çekun, 25 vjeç dhe Denis Xholin, 36 vjeç, të dy punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe banues në Maqellar.

Ata u kapën tre ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me një shumë parash prej 5 miloion lekësh të vjetra në makinë, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, me të cilat dyshohet se do të blinin vota, pasi në mjet iu gjetën dhe fletë ilustruese votimi.

Fillimisht, mjeti me të cilin ata lëviznin u ndalua nga aktivistë të PD, që njoftuan policinë.

Dy zyrtarët e bashkisë së Bulqizës akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

 

Të fundit