Flash News

E-TJERA

U kapën me armë zjarri dhe drogë në makinë, arrestohen 4 persona në Tropojë

U kapën me armë zjarri dhe drogë në makinë, arrestohen

Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Kukësit dhe Tropojës , në aksin rrugor Bajram Curri-  Tropojë, teksa ishin duke lëvizur me automjetet tip  "Volksëagen" dhe "Benz".

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese dhe 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol).

"Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se disa shtetas do të shisnin armë zjarri e  lëndë narkotike, organizuan punën dhe  nën drejtimin e dy  Prokurorive të Retheve Gjyqësore Tropojë e Kukës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar " Fierza 2022".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- B. M., 35 vjeç,  dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.

-A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-  Tropojë, në kryqëzimin e  fshatit Sopot, duke levizur me automjetet tip  "Volkswagen" dhe "Benz".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol),  900 euro, dhe dy automjetet tip "Volkswagen" dhe "Benz"", njofton policia. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", kryer në bashkëpunim.

Të fundit