Flash News

E-TJERA

U kapën me d*ogë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

U kapën me d*ogë, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me drogë pas një kontrolli ndaj një automjeti tip Audi.

Policia ka ushtruar një kontroll edhe në shtëpinë e të riut shqiptar që drejtonte makinën. Atje ndodheshin dhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët tentuan të fshehnin një çantë, brenda së cilës kishte rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.

Në total u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces. Tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Spini di Gardolo.

Të fundit