Flash News

E-TJERA

U kapën me k*kainë, arrestohen shqiptarët motër e vëlla në Itali

U kapën me k*kainë, arrestohen shqiptarët motër e vëlla

Dy të rinj shqiptarë, përkatësisht motër e vëlla janë vënë në prangat e karabinierëve italianë.

Shqiptarët 30 dhe 25 vjeç u arrestuan pasi u kapën me kokainë dhe mbi 22 mijë euro cash në banesë.  

Dy shqiptarët kryenin dërgesa droge në shtëpitë e blerësve, me ndihmë të celularëve.
Pasditen e së enjtes, hetuesit kanë ndjekur të renë që u kap në Cassano Magnago duke dhënë një dozë kokaine prej rreth gjysmë grami jnjë shtetasi italian, kundrejt vlerës 50 euro. Në çantën e saj u gjetën katër doza të tjera dhe 140 euro.

Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e saj zbuloi përfshirjen e vëllait të saj. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 500 kilogram kokainë të ndarë në nëntë mbështjellës me peshë rreth 50 gramë secila dhe 73 doza të tjera.

Sakaq u zbuluan 22.300 euro cash dhe 5 celularë me të cilët dy të arrestuarit merrnin porosi.

Të fundit