Flash News

E-TJERA

U kapën me ko*ainë në hotel, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

U kapën me ko*ainë në hotel, arrestohen 4 shqiptarë në

Katër të rinj shqiptarë janë prangosur nga policia italiane pasi në një hotel të Asizit ku ata po qendronin i’u gjetën kokainë, kanabis dhe mjete për përdorimin dhe paketimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në dhomën ku ndodheshin 2 shqiptarët 21 dhe 22 vjeç, u gjetën peshore me mbetje kokainë, qese të shumta celofani dhe mjete që shërbenin për paketimin e drogës si dhe 2700 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë 19 dhe 24 vjeç të cilët ndodheshin në dhomën tjetër u përpoqën të arratiseshin, njëri prej tyre duke u hedhur nga dritarja e hotelit.

Të fundit