Flash News

E-TJERA

U kapën me kokainë, djali i Ad Sybardhit dhe nipi i Serjanit: E kishim për përdorim vetjak!

U kapën me kokainë, djali i Ad Sybardhit dhe nipi i Serjanit: E kishim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për dy të rinjtë Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi, përkatësisht 24 dhe 20 vjeç, pasi u kapën me 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.

Gjatë seancës së sotme, Serjani dhe Manushi kanë pretenduar para togave të zeza se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar. Ndonëse avokatët kërkuan masë të butë sigurie, kërkesa nuk u pranua nga gjykata, e cila i la të dy në qeli.

Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjani, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në kryeqytet, miku i Emiljano Shullazit, teksa në vitin 2015 i ka shpëtuar edhe një atentati me armë zjarri. Ndërsa, 20-vjeçari Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi.

Dy të arrestuarit ishin në ndjekje dhe në përgjim nga sektori i anti-drogës në Policinë e Tiranës prej 6 muajsh dhe mbrëmjen e 8 Dhjetorit janë ndaluar me mjetin luksoz në afërsi të Institutit në kryeqytet. Sapo kanë ndaluar, ata kanë dalë nga automjeti me çantën me drogë dhe aty ka ndërhyrë Anti-droga duke iu vendosur prangat.

Të fundit