Flash News

E-TJERA

U kapën me kok*inë, arrestohen 3 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar

U kapën me kok*inë, arrestohen 3 shqiptarë në

Tre shqiptarë të dënuar për vepra të lidhura me drogën rrezikojnë dëbimin nga Mbretëria e Bashkuar.

Mariglen Markaj, 22 vjeç, Altin Marku, 23 vjeç, dhe Refik Shehi, 31 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Ipswich Crown të premten, ku secili kishte pranuar akuzat për komplot për furnizim me kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale, gjatë periudhës 16-31 korrik të këtij viti.

Gjatë gjykimit, policia dëshmoi se Marku u pa duke hedhur një paketë cigaresh që përmbante kokainë, ndërsa ngiste një biçikletë elektrike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën 340 paund dhe më shumë kokainë.

Të nesërmen, Shehi u ndalua me një “Audi”, dhe bashkë me të ishte Marku. Gjatë kontrollit, policia gjeti 580 paund dhe kokainë. Në adresën e përbashkët ku të pandehurit qëndronin, u zbuluan 44 qese me kokainë dhe mbi 8,000 paund.

Gjykata miratoi konfiskimin e 9,690 paund, dhe Shehi u dënua me 30 muaj burg, ndërsa Marku dhe Markaj me nga 27 muaj. Ata mund të lirohen pas 40% të vuajtjes së dënimit, por përballen me dëbim pas lirimit.

Të fundit