Flash News

E-TJERA

U kapën me mina me telekomanda, lihen në burg pa afat dy të arrestuarit

U kapën me mina me telekomanda, lihen në burg pa afat dy të

Marjan Gjoka, 28 vjeç, dhe Ilir Gjoka, 45 vjeç, janë lënë në burg pa afat. Të dy u arrestuan me mina me telekomandë në Lezhë dhe në Rrëshen.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.

Të fundit