Flash News

E-TJERA

U kapën me shumë para në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Maqellarë; dyshohet se do blinin vota

U kapën me shumë para në makinë, arrestohen dy të
Foto ilustruese

Dy të rinjtë, të cilët u kapën me një sasi të konsiderushme parash në Maqellarë, që dyshohet se do i përdornin për të blerë vota, janë arrestuar.

Ata akuzohen për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Sipas njoftimit zyrtar, personat që kanë rënë në pranga janë A. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Ditën e djeshme rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, dy të rinjtë po udhëtonin me një automjet, brenda së cilit u gjetën një sasi e konsiderushme lekësh si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, policia ka nisur edhe për A. S. dhe G. H., banues në Dibër. Këta të fundit iu bllokuan rrugën dy të arrestuarve, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00