Flash News

E-TJERA

U kapën në plantacione d*oge, shqiptarët sulmojnë me armë zjarri policinë spanjolle

U kapën në plantacione d*oge, shqiptarët sulmojnë me

Autoritet spanjolle kanë vënë në pranga tre shqiptarë pasi u kapën në flagrancë brenda një shtëpie bari.

Mediat spanjolle raportojnë se ka patur edhe të shtëna ku një plumb ka kapur një polic, i cili nuk është plagosur.

Pasi u identifikua një ven i dyshimtë policia organizoi operacionin dhe u nis drejt zonës pyjore të Argentonas në Barcelonë.

Njësia ARRO e Mossos tentoi të hapte portën e objektit të dyshuar dhe më pas nisën të shtënat. Njëri nga plumbat ka kapur jelekun antiplumb të një agjenti, ndërsa tjetri ka shkuar bosh.

Agjentët e policisë arritën të thyenin portën dhe të hynin brenda duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe agresorin.

Të fundit