Flash News

E-TJERA

U kapën në “shtëpi bari”, pranga dy 2 shqiptarëve në Belgjikë

U kapën në “shtëpi bari”, pranga dy 2

Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë për kultivim të lëndëve narkotike.  Mediat e huaja bëjnë me dije se hetimi për 2 shqiptarët filloi të dielën pasdite kur një makinë kaloi në një sinjal rrugor në Baeckelmansstraat në Tisselt

“Një sinjal ANPR për të kryer një kontroll në makinë. Ekipet e ndërhyrjes në zonë filluan menjëherë kërkimin e makinës në fjalë dhe pak kohë më vonë policia mundi të gjente mjetin në fjalë në Bormstraat”, tha zëdhënësi i policisë Dirk Van de Sande.

Në makinë ishin dy burra të moshës 25 dhe 38 vjeç. Rezultoi se shqiptarët ishin të lidhur me një banesë e cila përdorej si “shtëpi bari”. Gjatë kontrolleve të policisë janë zbuluar dhe asgjesuar rreth 1023 bimë kanabisi.

Të fundit