Flash News

E-TJERA

U kapën në tentativë për të shitur 1.7 kg kanabis, dy të arrestuar në Tiranë

U kapën në tentativë për të shitur 1.7 kg kanabis, dy

Dy shtetas kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë teksa tentuan të shisnin 1.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Të arrestuarit janë R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç. Ata u kapën në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram kanabis.

“Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike kanabis, paisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të shitjes të lëndës narkotike cannabis sativa, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Të fundit