Flash News

E-TJERA

U kapën në tunelet e uzinës së Poliçanit duke bërë foto, lirohen 4 çekët. Do hetohen në gjendje të lirë

U kapën në tunelet e uzinës së Poliçanit duke

Janë lënë të lirë katër çekët të cilët u kapën një ditë më parë në tunelet e uzinës së armëve në Poliçan.

Gjykata ka vendosur që ata të hetohen në gjendje të lirë për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Ata kanë deklaruar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën duke përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë.  

Në një njoftim për ngjarjen policia bëri me dije se në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik. Ndërsa pas kontrolleve në zonë, në brendësi të njërit prej tuneleve, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër çekët u shoqëruan, ndërsa zona ushtarake u rrethua nga forca të shumta policie. Kjo është ngjarja e dytë e regjistruar brenda pak orësh në vendin tonë. Mbrëmjen e kaluar tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët që ruajnë uzinën, duke lënduar dy prej tyre. Dyshimet janë se të të huajt po kryenin veprime spiunazhi, ndërsa ata kanë deklaruar se janë blogerë. 

Të fundit