Flash News

E-TJERA

U kapën të dehur në një bazë ushtarake në Greqi, dy shqiptarët akuzohen për spiunazh

U kapën të dehur në një bazë ushtarake në Greqi,

Dy shqiptarë, përkatësisht të moshës 63 dhe 67 vjeç, janë vënë nën akuzën e spiunazhit nga autoritetet greke.

Mediat raportojnë se shqiptarët u kapën brenda zonës ushtarake në Stacionin Detar të Salamis. Të dy ishin pikasur fillimisht nga personeli i Marinës teksa hynin në brendësi të zonës ushtarake.

Shqiptarët kanë deklaruar se ishin nën efektin e alkoolit, dhe pas kryerjes së testit, ka rezultuar pozitiv.

Ata janë arrestuar dhe do të dërgohen në prokurori për të marrë dëshmitë e secilit, ndërsa është e paqartë se si kanë hyrë në zonën e Naustatmos.

Të fundit