Flash News

E-TJERA

U kërcënua me jetë disa ditë më parë, një nga të plagosurit në Shkodër djali i ish-kandidatit të Bashës

U kërcënua me jetë disa ditë më parë,  një

Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati është njëri prej të plagosurve në masakrën që u shënua pasditen e sotme në Shkodër, ku mbetën disa të vrarë dhe të plagosur.

Vetëm pak ditë më parë, 32-vjeçari kishte raportuar një kërcënim me armë në Policinë e Shkodrës, duke treguar se dy persona të armatosur i kishin drejtuar armën ndërsa ndodhej në një lokal në zonën e pedonales.

Kërcënimi ndaj tij i disa ditëve më parë ngre dyshime të forta për lidhjen mes këtyre dy ngjarjeve tragjike.

Sipas Policisë, Arlind Bushati kishte raportuar rastin e kërcënimit ditën e sotme, duke treguar se të enjten e kaluar, rreth orës 22:30, dy persona të paidentifikuar që lëviznin me motor i kishin drejtuar një send që ngjante me armë zjarri, pranë një lokali në pedonalen e Shkodrës.

Ende nuk ka detaje të reja rreth personave të përfshirë në masakrën e sotme, por grupi hetimor dhe Prokuroria janë në hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij akti të rëndë.

Të fundit