Flash News

E-TJERA

U kërcënua nga ‘Ben Qimja’, merret në mbrojtje gjyqtari i Fierit

U kërcënua nga ‘Ben Qimja’, merret në mbrojtje

Gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi i cili u kërcënua me jetë nga Arben Isufaj është marrë në mbrojtje.

Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve vendosi t’i ofrojë gjyqtarit mbrojtje të posaçme për një periudhë 6-mujore.

‘Ben Qimja’ është në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për kërcënimin me jetë të gjyqtarit Cjapi.

"Ben Qimja" është i njohur si eksponent i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge. "Ben Qimja" është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij.

Të fundit