Flash News

E-TJERA

U kërkua nga PD, PS tërhiqet nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

U kërkua nga PD, PS tërhiqet nga ndryshimet në Komisionin e

Tërhiqet Partia Socialiste nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ky vendim erdhi pasi PD njoftoi se do të bojkotonte punimet e Reformës Territoriale.

Darka sjell dhe habere të mira. Bazuar në nenin 49 të Rregullores, kërkoj ndryshim në rendin e ditës për të mos u shqyrtuar projektvendimi për “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, i ndryshuar me shpresën se puna do të rifillojë në komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë”, tha në seancën plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Nga ana e tij, deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se kërkesa e PD ka qenë e qartë për tërheqje dhe jo për shtyrje.

“Kërkesa jonë ka qenë qartë, është tërheqja e këtij vendimi. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe thënë përgjatë gjithë seancës. Tërheqja tregon vullneti, shtyrja nuk tregon asgjë. Nëse doni ta lini as mish as peshk, nuk tregon asgjë. Ndajeni ju mendjen. Nuk e kemi treguar gatishmërinë tonë. Ju e mbani peng”, tha Boçi.

Të fundit