Flash News

E-TJERA

U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, pëson hemorragji cerebrale drejtori i burgut të Durrësit

U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, pëson hemorragji cerebrale

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT) për ndihmr ndihmë mjekësore.

Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë si drejtues i burgut të Durrësit pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.

Të fundit