Flash News

E-TJERA

U konfliktua me mjekun, kush është kryeinfermieri problematik në Spitalin e Traumës

U konfliktua me mjekun, kush është kryeinfermieri problematik në
Foto Ilustruese

Një ditë më parë u denoncua një përplasje fizike mes kryeinfermierit të Ortopedisë së Parë O.K dhe mjekut kirurg ortoped J.R, duke krijuar një sjellje aspak të hijshme në prani të pacientëve dhe personelit mjekësor.

Por siç duket nga dokumentet e siguruara, kryeinfermieri nuk e ka si herë të parë përplasjen me personelin mjekësor.

Për Oliver Kociqin rezultojnë ankesa të ndryshme deri tek peticionet e personelit drejtuar institucionit për sjelljet jo korrekte apo agresive me stafin.

Madje për këto sjellje ai është shkarkuar nga detyra, por është rikthyer nga ish drejtori i SUT Arben Zenelaj.

Për këtë pranë Drejtorisë në Tetor të vitit 2019 është dorëzuar në drejtori një peticion dhe është kërkuar që Kociqi të mos rikthehet në detyrën e kryeinfermierit. Shkresa e datës 1 Tetor 2019 është me emrat dhe firmat e personelit, ndonëse nuk është marrë parasysh nga drejtori Zenelaj.

Për mungesë etike në komunikim me personelin dhe pacientët Kociqi ka edhe një dokument zyrtar mbi performancën në punë nga shefi i shërbimit gjatë kohës kur ai e kryente këtë detyrë në QSUT.

Në vitin 2015 ka qenë vetë ministrja Ogerta Manastirliu, në atë kohë drejtore e QSUT që e ka larguar nga detyra e kryeinfermierit pranë repartit të kirurgjisë kryeinfermierin Oliver Kociqin.

Pra këto dokumente zyrtare provojnë sjelljen problematike të tij me personelin mjekësor, siç dhe ndodhi një ditë më parë në ambjentet e SUT, me mjekun Julian Ruçi.

U konfliktua me mjekun, kush është kryeinfermieri problematik në

U konfliktua me mjekun, kush është kryeinfermieri problematik në

U konfliktua me mjekun, kush është kryeinfermieri problematik në

 

Të fundit