Flash News

E-TJERA

U konstatuan duke ndërtuar pa leje, arrestohet pronarja dhe dy punëtorët

U konstatuan duke ndërtuar pa leje, arrestohet pronarja dhe dy
Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në pranga për ndërtim të paligjshëm. Pronarja e objektit dhe dy punëtorët u arrestuan në flagrancë, pasi u konstatuan se po ndërtonin pa leje në tokë publike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerkovicë, Finiq të Sarandës. Ata akuzohen për ndërtim të paligjshëm.

"Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", i shtetasve: E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit); I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë)", thuhet në njoftimin e policisë.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur prej më shumë se një javë dhe është shtrirë në të gjithë vendin, kryesisht në vijën bregdetare. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të mbahet përgjegjës, duke nisur nga pronarët, inxhinierët deri te punonjësit, nëse konstatohet duke ndërtuar pa leje.  

Të fundit