Flash News

E-TJERA

U kontestua nga rreth 140 organizata, projektligji miratohet me 81 vota; vendimet që mori sot Kuvendi

U kontestua nga rreth 140 organizata, projektligji miratohet me 81 vota;
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme u zhvillua seanca e parafundit e këtij sesioni parlamentar. Me 87 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim u votua projektligji  “Për të huajt”.

Projektligji që u prezantua sot nga inistri i Brendshëm Bledi Çuçi kishte bënte për emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

Ai tha se atyre do iu duhet të drejtohen vetëm në një sportel për t’u pajisur me një leje unike që siguron qëndrimin dhe punësimin në vendin tonë.

Pavarëisht se pati kontestime nga rreth 140 organizata jo fitimprurëse, projektligji “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse” u miratua me 81 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim.

Mministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se projektligji rrit transparencën e këtij sektori, duke hequr rrezikun që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave.

Sot në Kuvend raportuan punën vjetore edhe krerët e disa institucioneve si Kontrolli i Lartë i Shtetit,  Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Të fundit