Flash News

E-TJERA

U kualifikua në EURO 2024, trajneri i Çekisë jep dorëheqjen

U kualifikua në EURO 2024, trajneri i Çekisë jep

Edhe pse e kualifikuar, skuadra e Republikës Çeke ka mbetur pa trajner. Jaroslav Silhavy ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas kualifikimit në Evropian.

Çekia fitoi dje 3-0 ndaj Moldavisë duke “fluturuar” drejt Gjermanisë, por megjithatë surpriza e mbrëmjen ishte dorëheqja e trajnerit.

“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kisha vendosur tashmë para ndeshjes, që nuk do të vazhdoja më”, tha trajneri pas përfundimit të ndeshjes.

Silhavy u kritikua për paraqitjen e dobët të skuadrës, e cila përfundoi në vendin e dytë pas Shqipërisë. Çekët fituan vetëm 4 ndeshje nga tetë çka bëri që trajneri të reflektojë duke u larguar nga stoli.

Të fundit