Flash News

E-TJERA

U la i lirë, flet ukrainasi i akuzuar si “spiun”: Erdha të mësoja për historinë, humba gjithçka

U la i lirë, flet ukrainasi i akuzuar si “spiun”: Erdha të

Një ditë pas lirimit 25-vjeçari Fedit Alpatov, i arrestuar si spiun pas sulmit në fabrikën e Gramshit, ka deklaruar për mediat se kishte arhdur në Shqipëri për të mësuar mbi historinë dhe komunizmin.

Alpatov ka thënë se është arrestuar dhe akuzuar për spiunazh, teksa tha se për të dhe familjen ishte një tragjedi.

“Për mua dhe për familjen time ishte një tragjedi e madhe. Përpara se të vija në Shqipëri unë kisha një punë shumë të mirë, kisha karrierë, kisha një të dashur. Kisha ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë, të mësoja për komunizmin, për Enver hoxhën dhe për gjëra të tjera interesante të historisë së shqipërisë. U arrestova gjatë udhëtimit tim dhe ata më akuzuan mua për spiunazh. 5-6 ditë më vonë Edi Rama tha se ne nuk jemi spiunë dhe objekti ishte i deklasifikuar. Por ata që më lanë mua në burg për 9 muaj. Unë humba gjithçka”, deklaroi Alpatov.

Ai ka treguar me detaje çfarë ndodhi ditën që u arrestua në uzinën e Gramshit.

“Ishte një fabrikë e braktisur në Gramsh dhe ne vendosëm të shihnim çfarë kishte brenda. Nuk kishte dritare dhe ne vendosëm të futeshim brenda. Brenda godinës ne u përballëm me disa djemë, tentuam të iknim në drejtime të ndryshme. Mikhail shkoi në një drejtim, unë në një drejtim tjetër. Siç e di unë, Misha vrapoi dhe pas disa momentesh ishte një makinë e zezë nga ku dolën disa djem që ndaluan Mishën. Nuk dukeshin si ushtarakë, makina ishte një “Audi” e errët. Misha mendoi se ata po e sulmonin dhe vendosi të mbrohej me sprai me piper. Ata e morën, e goditën dhe e futën në stacionin e policisë”, ka thënë Alpaov.

Të fundit