Flash News

E-TJERA

U la jashtë klubit se kërkoi rrogën e prapambetur, Cikalleshi me “sytë” nga merkato

U la jashtë klubit se kërkoi rrogën e prapambetur, Cikalleshi me

Problemet financiare të Konyaspor, por edhe arroganca e klubit turk, e shtyjnë Sokol Cikalleshin drejt kërkimit të një zgjidhjeje në merkaton e janarit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare kërkoi rrogat e prapambetura nga klubi para pak ditësh, bashkë me portierin e skuadrës Paul Bernardoni, me Konyaspor që reagoi duke i përjashtuar të dy nga skuadra, duke i lënë jashtë sfidës me Galatasarayn që u luajt të shtunën e kaluar.

Pozicionimi i palëve edhe gjatë këtyre ditëve nuk ka ndryshuar, me Cikalleshin që i duhet të gjejë një zgjidhje tjetër, teksa me Europianin në program verën e ardhshme, nuk ka luksin për të qëndruar jashtë skuadre në Turqi, aty ku deri tani ka spikatur si kryegolashënues i skuadrës te Konyaspor me 8 finalizime në kampionat këtë sezon.

Sulmuesi kavajas pëlqehet së tepërmi në Arabinë Saudite, ku Al Khalej, skuadër ku luajti si i huazuar në sezonin 2022-2023 është gati ta presë me krahë hapur një rikthim të tijin, falë përshtypjeve të mira që ka lënë në kampionatin arab, ku po investohen shuma të çmendura për ta kthyer në një nga më tërheqësit në botën e futbollit, për Cikalleshin përvec Al Khalej kanë shprehur interes edhe dy klube të tjerë të Saudi Pro League.

Të fundit