Flash News

E-TJERA

U la në burg nga GjL, Manjani: Është i dënuar pa ligj dhe në shkelje të Kushtetutës

U la në burg nga GjL, Manjani: Është i dënuar pa ligj dhe

Juristi dhe ish-ministri Ylli Manjani reagoi pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u la sërish në burg nga Gjykata e Lartë. 

Në një postim në Facebook, ai shkruan se Salianji është dënuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet bazë të drejtësisë.

Postimi i plotë i Manajnit:

Askush nuk mund të dënohet pa ligj!

Lexoni nenin 29 të Kushtetutës po të doni!

Ervin Salianji është i dënuar PA LIGJ! Nuk ka top që të ma luajë këtë konkluzion.

Kallëzimi i rremë quhet vetëm referimi që bëhet para prokurorit ose policisë.

Kujdes, nuk duhet ngatërruar as me dëshminë e rreme para prokurorit, që shpesh e përdorin qëllimisht për konfuzion ata që janë në favor të këtij dënimi.

Edhe ai që quhet “fabrikim provash”, që të jenë kallëzim i rremë duhet që, provat e fabrikuara pra, të jenë depozituar bashkë me kallëzimin në prokurori ose policinë gjyqsore.

Janë këto të fundit që konstatojnë nëse provat e paraqitura janë të rreme ose jo dhe, vetëm në këtë proces mund të konkludohet jemi apo jo para kallëzimit të rremë.

Ky është ligji penal dhe procedural penal i shkruar.

Kjo është praktika gjyqsore e zbatuar deri më sot.

Ervin Salianji nuk ka kallëzuar askënd as në prokurori e as në policinë gjyqsore. Nuk ka depozituar asnjë provë të fabrikuar në asnjërën prej institucioneve ku depozitohet kallëzimi.

Për pasojë ska se si të ketë kallëzim të rremë.

Mund të ishte ndoshta në kushtet e shpifjes publike, ose në kushtet e mos kallëzimit të krimit, nisur nga fakti se provat e bëra publike tregonin vepra penale. Por në asnjë rrethanë kallëzim i rremë.

Kam qenë dhe i mbetem i këtij mendimi.

Në këto kushte ai quhet i dënuar PA LIGJ, në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Të fundit