Flash News

E-TJERA

U la në burg për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë, avokati: S’ka lidhje me ngjarjen, ka tentuar të shuajë konfliktin

U la në burg për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë,

Enzi Maze, i cili është shoku i autorit të krimit që vrau 20-vjeçarin Stiven Toshkesi pak ditë më parë në Tiranë, është lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në një deklaratë për mediat, avokati i tij është shprehur se Maze nuk ka qenë në dijeni të konfliktit mes dy personave dhe sipas tij nuk e dinte se Axel Hoxhaj kishte thikë me vete.

Ai thotë se Maze e ka bllokuar derën e pasagjerit në mënyrë që konflikti mes tyre të mos agravonte dhe nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm në momentin kur ka ndodhur përleshja.

"Në vlerësimin tonë ky shtetas nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Është student në Holandë dhe ka ardhur më 13 prill, me biletë kthimi më 19 prill. Duke qenë se këto ditë ka takuar edhe shokët e tij, një prej tyre Axel Hoxhaj, duke lëviz në trotuar ka ardhur një mjet ka ndaluar dhe ka ndodhur ngjarja. Ka parë që shoku i tij ka shkuar në drejtim të shoferit, dhe për të shuar konfliktin ka tentuar të ndalojë dhe mos të lërë pasagjerin të dalë.", tha avokati.

 

Të fundit