Flash News


E-TJERA

U la në burg Safet Bajri apelon vendimin për vrasjen e Fatbardh Liçit

U la në burg Safet Bajri apelon vendimin për vrasjen e Fatbardh

Safet Bajri, i cili u la në burg për vrasjen e Fatbardh Liçit, ka apeluar vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 20 akti, datë 13 mars 2025, ku do të shqyrtohen ankimet e ankuesve S.R., A.B., dhe B.B., përkatësisht në lidhje me vendimet nr. 12, datë 17 shkurt 2025, dhe nr. 22, datë 24 shkurt 2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të cilat lidhen me masat e sigurimit personal ndaj të akuzuarve.

Apeli i Safet Bajrit pritet të shqyrtohet nga gjykata më tej në një seancë të ardhshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht detajet e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik.

Të fundit