Flash News

E-TJERA

U la në burg, shefi i Antiterrorit: Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc

U la në burg, shefi i Antiterrorit: Më kanë përdorur emrin,

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Në seancë, Haxhiaj mohoi çdo akuzë duke thënë se nuk ka pasur aplikacionin Sky Ecc.

“Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc. Nuk kam komunikuar asnjëherë në aplikacionin Sky”, ka deklaruar ai.

Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane.

Arrestimi u krye pas aksionit të përbashkët mes prokurorisë së Brescias dhe SPAK, ku u godit një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Të fundit