Flash News

E-TJERA

U largua nga banesa 1 muaj më parë, gjendet trupi i dekompozuar i 42-vjeçarit në Fier

U largua nga banesa 1 muaj më parë, gjendet trupi i dekompozuar i

Është gjendur trupi i pajetë i një personi të seksit mashkull në një godinë të braktisur në Fier.

Policia njofton se bëhet fjalë për Julian Priftin 42 vjeç, i shpallur i humbur një muaj më parë. Sipas njoftimit, viktima nuk ka shenja dhune.

Trupi i dekompozuar mendohet të jetë në godinë prej 2 apo 3 javësh dhe është diktuar nga banorët e zonës.

"Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të fundit