Flash News

E-TJERA

U lirua sot nga qelia, kush është Jeton Lami? Heshti për zhdukjen e Vis Martinajt

U lirua sot nga qelia, kush është Jeton Lami? Heshti për zhdukjen

Ervis Martinaj vijon të mbetet një telenovelë pa fund për kronikën e zezë. “Mbreti” i lojërave të fatit rezulton i zhdukur prej më shumë se një viti dhe ende nuk ka asnjë të dhënë apo informacion se çfarë ka ndodhur me fatin e Martinajt.

Zhdukja e tij erdhi pas eliminimit të Brilant Martinajt, kushëririt të tij, në një atentat të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Që nga gushti i vitit 2022 nuk ka më asnjë informacion për Martinajn.

Një vit më parë, kur “mbreti” i lojërave të fatit u zhduk, doli në skenë emri i Jeton Lamit, shefi i Operacionales që e shoqëroi deri në momentin kur Martinaj u zhduk.

Lami u vu në pranga më 23 gusht 2022 nga policia e Lezhës. Pamjet filmike të siguruara tregonin se si Lami e kishte shoqëruar Martinajn deri në Durrës e më pas e kishte kthyer sërish në Tiranë.

Më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.

Për gjetjen e Martinaj janë kryer një sërë hetimesh nga policia dhe prokuroria, ndërsa një numër personash janë marrë në pyetje përfshi dhe Indrit Doklen i cili nga deklarimet e dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani, thuhet se Martinaj kërkonte të vriste për 500 mijë euro.

Jeton Lami refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. AI preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

Të fundit