Flash News

E-TJERA

U liruan pas akuzës për spiunazh, dy rusët dhe ukrainasi rimarrin automjetin e sekuestruar

U liruan pas akuzës për spiunazh, dy rusët dhe ukrainasi rimarrin

Dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedir Alpatov kanë marrë automjetin e tyre të sekuestruar nga policia në momentin e arrestimit 9 muaj më parë.

Pas lirimit nga qelia ata janë parë duke qarkulluar me automjetin e tyre pranë Zaranikës. Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.

Të fundit